Arkeologët gjejnë rrënojat e një kështjelle në ujërat e Vlorës

Një ekip i udhëhequr nga arkeologë të Universitetit të Southamptoin, kanë gjetur rrënojat e pazbuluara të një kështjelle dhe një porti në afërsi të Vlorës në Shqipëri.

"Kjo e ka bërë atë një vend shumë më të rëndësishëm nga sa ishte menduar fillimisht", shkruan gazeta angleze "Daily Echo".

Mendohet se Triporti ka qenë një vendbanim i madh gjatë periudhës romake dhe mund të ketë pasur lidhje me qytetin e vjetër të Aulonës, Vlora e sotme.

Triporti u ofronte anijeve ankorim të sigurt dhe ishte i lidhur me qytetet e lashta përmes rrugëve kryesore Romake.

Gjatë këtij projekti janë zbuluar spiranca më përbërje guri apo hekuri, amfora etj. Objekte të tjera të lashta të gjetura përfshijnë tjegulla për shtëpitë, pllaka, dhe kana uji. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2016, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori