Ka ndërruar jetë një javë pasi u vetëplagos me armë
zjarri,
Aldison Belulaj.
23-vjeçari nga Fieri plagosi veten me armë
zjarri pasi qëlloi për vdekje studenten 21-vjeçare Ariela Murataj.
Ngjarja e 21 janarit që tronditi mbarë opinionin publik
ndodhi pas një debati mes
Aldisonit dhe Arielës, pasi kjo e fundit refuzoi të lidhej me të.
Aldison Belulaj pësoi dëmtim të rëndë në tru, pasi qëlloi veten me një plumb në kokë.
Në një deklaratë për mediat djali i dalës së
Aldisonit ka treguar se cfarë ka ndodhur dhe nëse kanë frikë për hakmarrje.
"I kemi qëndruar pranë familjes së
Aldisonit këtë javë. Ne skemi përse të trembemi, ajo lidhje ishte për martesë jo për tallje. Nuk ka asnjë arsye për të marrë hak. Ajo që nuk duhej të ndodhte,
ndodhi nuk është mirë as për ne as për ta. Mesazhi im është që mems familjeve të ketë paq e dhe të kemi të mira nga të dyja palët. Mos i ndohtë askujt".
Mësohet se trupat e dy të rinjve do të prehen në të njëjtat varreza. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018,
ora 11:33