Arian Çani ironizon heshtjen e amerikanëve për Teatrin: Kanë njeriun e duhur në krye të katundit
Moderatori dhe gazetari i njohur Arian Çani ka ironizuar të gjithë ata që janë zhgënjyer pasi nuk pati një reagim nga amerikanët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, nuk duhet të bëhet askush naiv, pasi amerikanët e kanë gjetur njeriun adapt në krye të qeverisë shqiptare.

Postimi i plote i Çanit:

Mos u beni naive te gjithe ju qe keni kthyer syte nga amb usa per ndihme.

Se shof qe shume prej jush duken te zhgenjyer me amerikanet perse nuk reagojne per krimin e radhes me TK.

E keni seriozisht apo si?

Amerikanet sot jane edhe me te bindur se dje, qe kane njeriun e duhur ne krye te katundit.

Nje njeri qe ben c te doje dhe vetem 50 vete dalin ne proteste.

Kjo u duhet amerikaneve.

Ata duan te fortin. Pike.
Shtuar më 18/05/2020, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori