Mbappe i tha shoqëruesve të tij se vendimi për të qëndruar te PSG ishte një gabim

Kylian Mbappe mendon se vendimi për të vazhduar kontratën me PSG ishte një gabim.

Në maj të këtij viti, sulmuesi zgjati kontratën me klubin parizian deri në vitin 2025. Ai hodhi poshtë një ofertë nga Real Madrid, shkruan albeu.com.

Sot u bë e ditur se francezi dëshiron të largohet nga PSG në janar, pasi beson se klubi e ka tradhtuar.

Sipas France Blue, futbollisti u tha njerëzve nga rrethina e tij: “Ne bëmë një gabim, dhe unë, në radhë të parë”.

“Atij iu ofrua një projekt tjetërm ai në të cilin ai do të ishte lider”, tha një burim për France Bleu, duke iu referuar negociatave të lojtarit me PSG.

Në sezonin aktual të Ligue 1, Mbappe ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. /G.D albeu.com/


Shtuar 11.10.2022 18:16