Putin njoftoi zhbllokimin e porteve, bien çmimet e grurit

“Çmimet e grurit janë kthyer në të njëjtat nivele si dy muaj më parë pas dritës jeshile nga presidenti rus Putin për të zhbllokimin e porteve edhe për prodhimet e Ukrainës”.

Sipas një analize nga Coldiretti në mbylljen javore të Bordit të Tregtisë së Çikagos, gruri kuotohej me 10.4 dollarë për buhel (27.2 kilogramë) për shkak të rënies prej 10% në tre ditë, duke u kthyer në vlerat në fillim të prillit.

“Çmimet e misrit të destinuar për ushqimin e kafshëve kanë shënuar gjithashtu rënie, sipas Coldiretti, të cilat janë 7.27 dollarë për buhel për shkak të rënies prej 6.4% në 3 ditët.

Nisja e anijeve nga portet e Detit të Zi nënkupton eksportin e mbi 20 milionë tonë drithëra grurë, elb dhe misër i destinuar për në vendet e pasura dhe më të varfra ku bllokada rrezikon të shkaktojë trazira dhe zi buke.

Vende si Egjipti, Turqia, Bangladeshi dhe Irani që blejnë më shumë se 60% të grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina, gjithashtu Libani, Tunizia Jemeni dhe Libia dhe Pakistani varen shumë nga furnizimet nga Rusia dhe Ukraina.