Ardit Gjebrea e thotë publikisht: Këtë këngëtar e kam marrë vetë në celular
Pëlqej
Ditën e sotme (e diel, 9 dhjetor), tek “E diela shqiptare” ishin të ftuar disa prej finalistëve të 20 – vjetorit të “Kënga Magjike”. Teksa prezantonte këngën e Fifit dhe MC Kreshës, Arditi tregoi edhe disa detaje të panjohura për bashkëpunimin e tyre.

“Fifi më tha që do të merrte sërish pjesë te ‘Kënga Magjike’ dhe normalisht që mendova se njeriu e ka të vështirë të tejlakojë veten,” u shpreh ai duke iu referuar këngës “Zhurmë”, një ndër më të bukurat e edicionit të kaluar të festivalit.

Megjithatë, Gjebrea pranoi se ishte mahnitur nga kënga dhe menjëherë kish nisur të mendonte për artistin që do të këndonte pjesën rep.

“Unë nuk e kam zakon të marr njerëzit në telefon pasi artistët vijnë vetë. Por kur dëgjoja këngën e Fifit e doja Kreshën. Të dy ishim në një mendje. E telefonova shkruan anabel.”

Por, ç’tha reperi?

“Kur pashë numrin e Arditit, thashë që nuk ka ‘Jo’.”
Shtuar më 09/12/2018, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori