Arbenita konfirmon shtatzaninë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Nuk ka më asnjë dyshim. Arbenita dhe Fero po presin fëmijën e tyre të parë dhe lajmi është konfirmuar sot nga vetë modelja. Ajo ka postuar disa foto në rrjetet sociale, duke shkruar se është shtatzënë dhe me atë rast po organizon edhe një lojë shpërblyese.

Deri tani nuk dihet ende se në cilin muaj është modelja, ndërkohë, “Prive.al” ka mësuar se ata do të bëhen prindër të një vajze.

Gjithashtu, është bërë e ditur se këto kohë, Arbenita po qëndron në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë e saj.

Bebushja pritet të vijë në jetë brenda pak javësh dhe sigurisht do të ndryshojë plotësisht jetën e dyshes së njohur.

Shtuar më 23/02/2021, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori