Arben Malaj: Pse nuk votova në zgjedhjet e 30 qershorit
I ftuar në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, Arben Malaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë, duke mos kursyer kryeministrin Edi Rama.

Malaj këtë të fundit e cilësi si “neodiktator”, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se do e dërgojë në Strasburg çështjen e pezullimit të tij nga Këshilli Mbikqyrës i BSH.

Po ashtu gjatë bisedës në studio, duke folur për deklaratat e tij kundër kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Malaj zbuloi se nuk kishte votuarzgjedhjet e 30-qershori, në të cilat nuk mori pjesë opozita.

Pikërisht për këtë arsye, Malaj tha se nuk ka votuar, madje ka këshilluar edhe ambasadorët.

“Paskam ndikuar në zgjedhjet . Unë nuk kam bërë asgjë. Vetë nuk kam votuar. Ua kam thënë edhe ambasadorëve nëse i dhatë një mudësi PD që të mësonte gabimin që bëri për mandatet nuk mund ta përsërisni. Nuk mundet që në Shkodër një bastion i PD, të qeverisë PS me 5%”, tha Malaj.
Shtuar më 17/12/2019, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori