Arben Frroku fut në "sherr" Gjykatën e Hagës me deputetët holandezë
Gjykata e Hagës për Arben Frrokun ka vendosur që të mos ndjekë procedurat e ekstradimit për në Shqipëri.

Ky vendim ka ngjallur depate të ashpra në Parlamentin holandez, ku akuzat bien mbi "supet" e ministrit të Drejtësisë në Holandë, Ferdinand Grapperhaus.

Njhë grup deputetësh kërkojnë llogari tek ministri Grapperhaus duke i kërkuar përgjigje nëse vendimi i dhënë është i gabuar.

Nga ana tjetër gjykatësit që morën këtë vendim, cilësohen nga deputetët holandezë “të çmendur”, pasi “një vrasës i rrezikshëm shqiptar së shpejti do të lëvizë lirshëm në Holandë”.

Zoti Grapperhaus pyetet nëse e di se është ministër i Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, dhe “jo ministri i kriminelëve shqiptarë, të cilët po lirohen në sajë të avokatëve mashtrues”.

Kujtojmë se Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e ish-shefit të policisë Dritan Lamaj, në shkurt 2013.

Por historia e Frrokut nuk nis këtu, pasi në Prill të 2015 ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Cështja u apelua por Frroku ishte lënë i lirë dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm në mungesë.

Më pas Frroku u arratis nga Shqipëria por u arrit të kapej në Holandë më 28 Prill 2016, pas një kontrolli gjatë të cilit iu gjetën dokumente false.

Gjykata e Hagës argumentoi se Frrokut i rrezikohet jeta, pasi dënimi ka prapavijë politike, duke mos lejuar ekstradimin e tij./albeu.com/

Shtuar më 28/02/2019, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori