Arbana shfaqet seksi pas lindjes së djalit, por komenti i Xhemit është epik (FOTO LAJM)

Ka kaluar vetëm një muaj që kur moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër.

Arbana solli në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë për të cilin çifti zgjodhi emrin më të veçantë që kishim dëgjuar.

Biri i tyre u quajt Diell, i cili solli rreze drite e ngrohtësi në familje.

S’ka kaluar as një muaj që Arbana u bë nënë, mirëpo mikesha e saj e ngushtë Xhemi Shehu duket se s’ka aspak ndërmend t’i lërë batutat.

Gjithçka nisi me një foto të Arbanës të publikuar në InstaStory, e cila kishte shkuar për të bërë shopping pa shoqen e saj.

Duket se Arbanës i ka munguar Xhemi për disa këshilla lidhur me veshjet, ndaj e ka etiketuar në foto ku shfaqet duke provuar një fund seksi.

“Më mungon këtu”- shkruan moderatorja duke i bërë tag mikeshës së saj.

Por prisni reagimin epik të Xhemit kur pa Arbanën me këtë veshje!

Ajo ka ripostuar foton e shoqes së saj, ndërsa me humor shkruan:

“Po niske të tretin sot”, koment që me siguri e ka shkrirë së qeshuri edhe Arbanën.

Dy vajzat janë mikesha prej vitesh dhe këto komente epike që i bëjnë njëra-tjetrës janë një arsye e madhe për të mos humbur asnjë postim të tyre në rrjete sociale.
Shtuar më 26/11/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori