Pak ditë më parë bëri bujë në media lajmi se
Anxhela Peristeri është përzgjedhur si fituese e Festivalit të Këngës. Drejtori artistik Martin Leka sqaroi zërat për abcnews.al, duke thënë se është e pamundur të ndodhë diçka e tillë dhe se kjo po bëhet për të ulur figurën e festivalit.
Vetë protagonistja e këtyre spekulimeve,
Anxhela Peristeri ka sqaruar në një intervistë për “Syri i keq” se gjithçka që është publikuar në portale nuk është e vërtetë, ndërsa e cilësoi lajmin si një budallallëk me brirë.
“Nuk kam dashur të flas farë për këtë pjesë, pasi ishte një budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky
lajm është marrë nga
Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një
lajm zyrtar.
Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dhe asnjëherë s’është bërë
lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi.”, u shpreh
Anxhela.
Ndërkohë dhe Era Rusi në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” e cilësoi këtë ngjarje skandaloze, pasi sipas saj mediat janë bazuar tek një postim i marrë nga një profil personal në
facebook. “Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër
facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze.“, tha Era. /abcnews.al
Shtuar më 02/12/2020,
ora 11:14