Anulohet autostrada Thumanë-Kashar, fondi kalon për studentët
Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ndërprerjen e PPP të aksit Kashar-Thumanë.

“Ky është komunikimi im i parëzyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Deklarata e Plote:

Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë – Kashar.

Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve të Paktit për Universitetin, në fushën e infrastrukturës arsimore qoftë asaj fizike e qoftë asaj dixhitale.

Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati. Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë - Durrës ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë - Ndroq - Plepa në Fazën e pare si dhe ndërtimi i rrugës Kashar – Rrogozhinë në Fazën e dytë.

Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar – Rrogozhinë ti shtohet dhe aksi Thumanë – Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik.

Pra si përfundim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tërhiqet nga partneriteti Publik Privat për Aksin Thumanë – Kashar dhe fondet e parashikuara i kalojnë Paktit për Universitetin./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori