Meta për Reformën Zgjedhore: Konsensusi është shumë i rëndësishëm!

Presidenti Ilir Meta ka komentuar Reformën Zgjedhore duke thënë se është hedhur një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

“Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe me thelbësore, por sidoqoftë fakti qe kemi një marrëveshje konsensuale është shume pozitive. Pasi do të kishte pasoja nëse do kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, theksoi Meta.

Deklaratat e tij u bënë nga Laçi ku ka vlerësuar Famullinë e Shën Mhillit me Dekoratën “Nënë Tereza”.


Shtuar 7.06.2020 09:55