Conte largohet në fund të sezonit nga Tottenham

Edhe pse kishte nënshkruar një kontratë 18-mujore me Tottenham, Antonio Conte mund të largohet nga Spurs në fund të këtij sezoni.

Deklaratat më të fundit të trajnerit italian e lanë të hapur këtë skenar, pasi tha: “Sinqerisht, jetoj në të tashmen dhe nuk mendoj për të ardhmen”.

Deklaratat e Conte kanë habitur drejtuesit e klubit. Reagimi i trajnerit do të lidhet me mungesën e pretenduar të ambicjes së Spurs, nënshkrimet në merkaton e dimrit (Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur me Juventusin) nuk ishin tipi i lojtarëve që ai donte.

Ai priste që lojtarët me famë më të madhe të ndihmonin klubin të afrohej më shumë me skuadrat kryesore të Premier League. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 15:06