Ndihmoi dy persona t’i shpëtonin kontrollit, pezullohet nga detyra efektivi në Gramsh

Një efketiv policie është përjashtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Elbasanit, pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.

Inspektori i policisë I.M me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gramsh, ka infirumuar dy persona në lidhje me lëvizjet e uniformave blu, në mënyrë që ata t’i shpëtonin kontrollit.

Nga hetimet e kryera nga AMP, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orientuar që t’i shmangen kontrolleve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë.

Gjithashtu, ai i ka orientuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.


Shtuar 3.02.2023 18:44