Tension në shesh, incidenti i pakëndshëm me Bashën gjatë protestës

Ka nisur protesta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se në shesh janë mbledhur rreth 1 mijë policë, ndërkohë në shesh ka arritur edhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Në momentin e mbërritjes së Bashës ka ndodhur një incident ku protestuesit janë shtyrë mes tyre duke penguar kryetarin e opozitës.

Basha është pritur me brohoritje nga disa protestues në shesh, ndërkohë që regjisori Edmond Budina ka bërë thirrje që “mos të provokohen, pasi incidentet janë provokime të partive politike”.

Si për të kërkuar falje, kryedemokrati Basha u shpreh se ka gabuar me marrëveshjen që bëri me Kryeministrin Rama në 17 maj të 2017-ës, por që nuk do të përsëritet më.


Shtuar 18.05.2020 15:32