Anija luksoze në brigjet shqiptare (FOTO-LAJM)

Javën e kaluar në Portin e Durrësit u ankorua anija unike “The World”, e konceptuar si një vendbanim lundrues për të gjithë rezidentet e saj. Auron Tare publikon në profilin e tij në Facebook, disa foto të anijes gjigande, e cila mban në bord vetëm 120 pasagjerë, të cilët janë rezidentë të përhershëm në këtë anije që lundron në të gjithë botën.



Bankina, që sipas autoriteteve portuale përdoret për kruazierat e mëdha, tashmë është marrë nga kompania Kurum për të përpunuar kontejnerët e saj duke bërë kështu gati të pamundur lëvizjen normale të pasagjerëve. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2013, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori