ANGLI/ Gjenden 39 persona të pajetë brenda kamionit në Essex
39 persona janë gjetur të vdekur brenda kontenierit të një kamioniEssex. Kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe hyri në Holyhead, Wales, të shtunën.

BBC njoftoi se oficerët e Policisë njoftuan ambulancën pak para orës 1:40 a.m pasi i zbuluan ato në parkun industrial Waterglade në Eastern Avenues, Grays.

Ata nisën hetimin për vrasje, pasi të 39 personat u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin e tyre, ndër të cilët njeri është adoleshent,.

Shoferi i kamionit, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut, u arrestua si i dyshuar për vrasje.


Shtuar më 23/10/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori