Angelie Jolie: Serbët janë kriminelë
Në filmin “In the land of blood and honey” aktorja Angelie Jolie ka një rol dhe në të flitet për luftën në ish-Jugosllavi, sidomos në atë në Bosnje.

Nisur nga ky film, aktorja e famshme e Holliwoodit ka dhënë një intervistë për gazetën britanike "The Sun", ku ka folur për tmerret e luftës, torturat, përdhunimet dhe deri te vrasjet, transmeton Tema.

“Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit, shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse mu shfaq frika, dhe pse jam person që qaj shumë rrallë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjëndje prekëse dhe emocionale. Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi, aq më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje. Kur i mësova këto, fillova të mendoja: ”Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq të pamëshirshëm ndaj grave? Si është e mundur që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite?", ka thënë Jolie.

Ajo ka fajësuar serbët për luftën, duke thënë se ata kanë kryer veprime kriminale dhe se boshnjakët myslimanë kanë qenë të pafajshëm. /albeu.com/



Shtuar më 23/06/2014, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori