Bushati reagon me gjysmë zëri për masakrimin e shqiptarit nga fashisti i Agimit të Artë në Greqi
Vrasja e shqiptarit në Greqi pak ditë pas ngjarjes në Bularat, shkaktoi jo pak reagime në Shqipëri.

Vetë autori, anëtar i Agimit të Artë është vetëdorëzuar dhe ka pranuar krimin.

Pikërisht për këtë, ka reaguar mëngjesin e sotëm Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në një deklaratë për mediat, MEPJ kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje, e kryer nga një anëtar i Agimit të Artë.

Reagimi i plotë:
Në përgjigje të interesit të medias në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korfuz ku humbi jetën një shtetas i Republikës së Shqipërisë, zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, bëri me dije se: “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz.

MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2018, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori