Analisti për prishjen e marrëdhënies Rama-Top Channel: Kur qeni nuk kënaqet me kockën, leh
Pëlqej
Analisti Andi Bushati ka cekur ndër tëtjerat edhe marrëdhënien e mediave me Kryeministrin Edi Rama. Ai theksoi se Rama shkon mbas interesit, dhe sillet s'i t'i leverdisë.

Bushati e nisi me një shembull nga etiketimi që Rama i ka bërë atij si kazan.

“Kur isha kritik i Berishës, Rama më lavdëronte te libri Kurban, sot që jam kritik i tij, më thotë kazan”.

Bushati tha se Rama gjatë pushtetit të djeshëm të Berishës, e konsideronte TV Klanin një monstër dhe përdorte shpesh frazën “të fala Sandrit”, ndërsa sot kullat që po shpërndan flasin për një tjetër mardhënie të tijën me pronarin e këtij televizioni.

Në një tjetër shembull, Bushati tha se “Top Channel”, një televizion që njihet për afrimitetin me Ramën, ka disa ditë që po e sulmon kryeministrin dhe kjo ka sjellë reagimin e Ramës.

“Për të kuptuar çfarë qëndrimesh ka Rama për etiketimet, mjafton të kuptosh cfarë i leverdis. Topi ka katër ditë që sulmon Ramën. Ajo zonja që e ka marrë në pronësi, mendon që këta të tjerët po marrin paketën një miliardë dollarë, ndërsa mua më lanë ca kioska”,- u shpreh Bushati.

Sipas tij, Rama shpërndan kullat për pronarët dhe kur ata nuk kënaqen fillojnë sulmin.

“Kur një nga qentë nuk kënaqet me kockën, fillon dhe leh.”
Shtuar më 09/11/2017, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori