Analisti: Habilajt i përdornin komisariatet si bordello
Analisti Andi Bushati ka folur për inkriminimin e policisë së shtetit dhe arratisjen e ish-zyrtarëve të lartë të policisë. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24″, Bushati riktheu në kujtesë një deklaratë të Edi Ramës, në fillim të mandatit të tij të parë, kur thoshte se “çdo vend ka krim por ne nuk i lëmë kriminelët të ikin në drejtim të paditur”, për të treguar se edhe kjo fabul e Edi Ramës, tashmë ka rënë.

“Kur socialistët u rikthyen në pushtet, pati një valë të madhe kriminaliteti. Parrulla e Edi Ramës ishte se thoshte që vend pa krim nuk ka po ne nuk na ikin kriminelët në drejtim të paditur. Sot njerëzit e kërkuar kanë ikur në drejtim të paditur”, tha ai.

Bushati u ndal tek inkriminimi i policisë dhe bëmat e Habilajve që përdornin komisariatet si “bordello”.

“Që kur kanë ardhur dokumentat nga Italia, duheshin vetëm prova, sepse në Shqipëri qe një e vërtetë publike, deklaratat e opozitës, mediat, Dritan Zagani, nuk kishte njeri që nuk e dintë që Habilajt bënin drogë. Komisariatin e policisë e përdornin si bordello, përdorinin policet si dashnore kur nuk i përdornin dot si informatore”, tha ai./tpz/
Shtuar më 23/11/2017, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori