Amerikanët kërcënojnë me kundërsulm pas bombardimit nga ushtria turke mbrëmjen e djeshme
Akuza dhe paralajmërime. Kjo është ajo që po ndodh pak orë pasi forcat turke bombarduan pozicione pranë forcave speciale amerikane në qytetin e kontrolluar nga kurdët në veri të Sirisë, Kobane.

Brooke DiWolt, zëdhënës i Pentagonit konfirmoi për mediat se predhat turke kishin rënë disa dhjetra metra larg pozicioneve të amerikanëve në Siri duke theksuar se turqit e dinin se ku ndodheshin amerikanët, pasi ata ia kishin dhënë koordinatat më parë, raporton Albeu.com.

"Shpresoj që të mos detyrohemi të ndërmarrin kundërveprime vetëmbrojtëse", shtoi ai duke shënjestruar ushtrinë turke.

"Të gjithë e dinë, ne jemi ushtria amerikane dhe do të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur veten", vijoi ai.

Ndërkohë, përmes një reagimi të mbrëmjes së djeshme, ministria e Mbrojtjes së Turqisë konfirmoi se kishin qëlluar mbi forcat kurde që ndodheshin pranë forcave speciale amerikane në Kobane.

"Ne nuk qëlluam amerikanët, por kurdët pasi ata na sulmuan prej atij pozicioni", deklaroi ministria mbrëmë.

Ndërkohë, autoritetet turke theksuan se nuk do të qendronin pa u përgjigjur çdo aksioni kundër tyre që ka të bëjë me operacionin në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2019, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori