Amerika Veriore ngrin nga i ftohti (FOTO LAJM)

I ftohti i acartë që ka përfshirë Amerikën Veriore po shkon drejt linjdes, duke sjellë temperature shumë të ulta, të papara në dy dekada. Nga Montana në Maryland, rreth gjysma e popullsisë amerikane është vendosur nën alarm.
Në Kanada, provinca Ontario po përballet me temperatura prej -40 gradësh Celsius.

Mijëra fluturime janë anuluar ndërsa banorët në bregun verilindor të SHBA-së janë paralajmëruar që të përgatiten për uljen e mëtejshme të temperaturave.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, ka thënë se pjesë të rrugëve kryesore do të mbyllen për t`u përballuar me motin ekstrem. Sipas tij, temperaturat mund të arrijnë në -26 gradë Celsius gjatë natës. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori