Bie nga lartësia në pallatin ku po punonte, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Një 50-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar.

Si pasojë shtetasi A.B, ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 21.05.2023 09:29