Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi pas opinionit të
Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës
Kushtetuese.
Mësohet se Kim, ka mbështetur opinionin final të
Venecias që i dha të drejtë Metës për emërimet në Gjykatën
Kushtetuese si dhe dha edhe rekomandimet për
vakancat.
Ruçi sot ka një ftesë për t’u takuar me Metën pikërisht për të adresuar rekomadimet. Kim gjithashtu kërkon që Gjykata
Kushtetuese të ngrihet brenda 2020 ndërsa palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për
vakancat në mënyrë që mos ketë konflikt siç ndodhi dhjetorin e kaluar.
Shtuar më 29/06/2020,
ora 10:51