Kush është administratorja e inceneratorit që SPAK i preu urdhër arrest

SPAK ka lëshuar 9 urdhër arresti për shkak të aferës korruptive të Inceneratorëve.

Mësohet se një nga urdhër arrestet është prerë për Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV.

 

Kujtojmë se Kodra, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ka dhënë dëshminë e saj.

Dëshminë e parë, Kodra e dha me 14 shkurt, ku u shpreh se nuk ka pasur eksperiencë në fushën e mëparshme të menaxhimit të mbetjeve.

Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorit të Tiranës, Kodra iu përgjigj se financimi është tërësisht privat dhe se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Por ajo nuk dha shifrën e kredisë së marrë pasi, “nuk i kujtojhej”.

Tabaku e vuri përpara fakteve ku rezulton se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë kapital të vetëm.

Po gjatë marrjes në pyetjes administratorja e kompanisë zgjodhi të mos i përgjigjet pyetjes së Tabakut, duke thënë se nuk mbante mend takimin e fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.


Shtuar 29.03.2022 09:06