Ambasadori rus i indinjuar: Dy diplomatët u larguan pa prova
Ambasadori ri Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin, ka dhënë një intervistë për News 24 ku është shprehur shumë i indinjuar për largimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria.

“Dëbimi i diplomatëve nuk ka qenë i detyrueshëm për asnjë vend dhe as për Shqipërinë.

Për ne mbështetja këtë ose jo e këtij vendimi është një indikator i qasjes objektive dhe gjykimit të shëndoshë të një vendi, por edhe të sovranitetit real të këtyre vendeve.

Siç jeni në dijeni MPEJ në Shqipëri lëshoi një deklaratë në të cilën pa pasur asnjë provë e akuzoi Rusinë si një sulm kimik të zhvilluar kundër Britanisë, ndërsa tani pala Shqiptare dëbon dy diplomatët tanë, madje në kundërshtim me gjithë praktikën e gjithë pranuar ndërkombëtare.

MEPJ i ka bërë publike emrat e dy diplomatëve, një gjë e tillë është e pa lejueshme dhe na ka krijon një indinjatë të fortë. Shpjegojmë të dëgjojmë një shpjegim zyrtar të ministrisë”, tha ai.

Shtuar më 27/03/2018, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori