Ambasada greke në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm: Pezullohet dhënia e vizave në të gjitha konsullatat
Ambasada greke në Tiranë ka bërë me dije se ka pezulluar procesin e dhënies së vizave.

Shkak është bërë sipas saj, masat kufizuese për parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore”, njofton ambasada.

Shtuar më 01/09/2020, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori