Ambasada franceze e pakënaqur nga fjalët e Ramës: S’mund të sulmosh një vend aleat
Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj Bashkimit
Evropian në lidhje me çështjen e vaksinave.
Përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Jashtme,
ambasada i është përgjigjur kryeministrit Rama për pyetjen pse
Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera.
Ambasada në reagimin e saj thotë se ky informacion nuk është i vërtetë. Teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi “mik dhe
aleat”. Ndër të tjera
ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro.
Deklarata e plotë e ambasadës franceze
Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit
Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi
Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm.
Lidhur me pandeminë, Komisioni
Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.
Ndërsa
Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse
Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët.
Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe
aleat.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 13:04