Ambasada e SHBA-së feston në rrugë
Rruga Murat Toptani
Ambasada amerikane Në Tiranë feston sot 20 vjetorin e rihapjes së saj. Festimet kanë nisur në orën 11: 00 në rrugën “Murat Toptain” në kryeqytet dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës më një mori aktivitetesh për të gjitha grup moshat.

Këtë herë ambasada amerikane ka vendosur të dalë nga formati protokollar i festimit nëpër ambasada duke festuar në rrugë, të hapur për të gjithë njerëzit.

Ndërkohë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ditën e djeshme ka ndjekur nga afër nisjen e përgatitjeve

"Panairi i rrugës" është aktiviteti i parë krahas të tjerëve që po zhvillohet, ndërsa në këtë festë do të përfshihen gjatë javës disa aktivitete ku ndër ta spikat recepsioni VIP në ambasadë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori