Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Ambasada Amerikane publikon videon: Përse nevojitet SPAK
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar sot në faqen zyrtare në Facebook, një video rreth SPAK.

Më herët, kemi parë video rreth Gjykatës Kushtetuese dhe Vettingut ndërsa sot në video do të mësohet se pse shërben SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.

"Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë", shrkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës.
Postimi i plotë

Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

Shtuar më 20/08/2019, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori