Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e saj
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se të gjitha fluturimet nga Shqipëria janë anuluar.

Gjithashtu Ambasada e SHBA-së bën me dije se po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

“Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Shtuar më 28/03/2020, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori