Amaneti i fundit, albanologu i shquar Robert Elsie do të prehet në alpet shqiptare
Vetëm pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare albanologu i shquar Robert Elsie, me një kontribut të çmuar për kulturën, identitetin dhe gjuhën shqiptare.

Mësohet se ai ka lënë amanet që të prehet në Shqipëri, në vendin të cilit i kushtoi jetën.

Robert Elsie do të prehet në Theth ashtu siç e kishte lënë amanet.

Nderimet e fundit do ti bëhen në mjediset e Bibliotekës Kombëtare nesër nga ora 14:00 deri më 16:00.

Robert Elsie u nda nga jeta më datë 2 tetor për shkak të një sëmundje të pashërueshme.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka njoftuar se në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar, Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00, kur edhe do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në Shkodër.

Fotografi Roland Tasho gjithashtu mësohet se i ka dërguar familjes së tij një kostum të zonës së Shkodrës, me të cilin është veshur trupi i pajetë i albanologut. Albanologu Robert Elsie la pas studime e përkthime të shumta. Një pasuri e madhe letrare e studimore për mbarë brezat. /Opinion.al
Shtuar më 16/10/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori