Altin Basha, drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental
Regjisori Altin Basha është emëruar drejtori i Teatrit Kombëtar EksperimentalKujtim Spahivogli”, pas shkarkimit të Kiço Londo.

Shkarkimi u bë me propozim të ministres së Kulturës ndërsa është firmosur nga zv/ kryeministri Erion Braçe.

Mësohet se dy javë më parë Ministria e Kulturës ka ngritur një grup pune për shkarkimin e Londos, pa bërë të ditur motivacionet e këtij shkarkimi.

Kujtojmë që Kiço Londo e mbante detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental që prej qershorit të vitit 2014.

Kujtim Spahivogli” është krijuar si pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me Teatrin Kombëtar.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar EksperimentalKujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar EksperimentalKujtim Spahivogli”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe
Shtuar më 04/12/2020, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori