Allës iu kërkua testi i drogës, sa gjatë qendrojnë gjurmët e kokainës në gjak dhe urinë
Pas publikimit të pamjeve ku kryebashkiaku i Bulqizës shfaqet teksa konsumon kokainë, SPAK ka kërkuar prej tij të bëjë testin e drogës.

Testi do të bëhet përmjet analizave të gjakut dhe atyre urinare. Pak kohë më parë, testi përmes gjakut jepte të dhëna vetëm për 72 orë, nga momenti i konsumimit, dhe derimë tani nuk dihet që të jetë bërë ndonjë investim në këtë pikëpamje.

Teksa është diskutuar disa vite më parë për të bërë testin e drogës te politikanët, një nga specialistët më të mirë të toksikologjisë në QSUT Zihni Sulaj do të shprehej se për të parë gjurmët e drogës në retrospektivë nevojiten teste shumë të specializuara që mund të kryhen vetëm në laboratore jashtë vendit.

Në një kërkim të thjeshtë rezulton se flokët e njeriut janë ato që mund të tregojnë gjurmët e drogës për një kohë më të gjatë, deri në 90 ditë, ndërkohë që në gjak gjurmët humbasin brenda 72 orësh.

Pra padyshim pasi kanë kaluar të paktën 3 ditë nga publikimi i videos, Allës">Allës mund t’i ketë shkuar në mendje dhe ky detaj, dhe të ketë qendruar larg lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër mbetet për t’u parë se SPAK do ta dërgojë testin e Allës">Allës në një laborator jashtë vendit, ku mund të shihen edhe gjurmë më të largëta të lëndëve narkotike.

“Për fat të keq shumë nga këto nuk gjurmohen dot për interval retrospektive, që do të thotë zakonisht këto gjurmohen në praninë e substancave abuzive nga 24 orë deri në 72 orë në përdoruesit rastësore. Mënyra e testimit është e ndryshme për përdoruesit kronike të kanabisit që shkon deri në 1 muaj dhe përdoruesit e kokainës duhet ta bëjnë testin nga 7-10 ditë.

Përdoruesit kronikë, sidomos të kanabisit kjo dritare gjurmëshmërish mund të shkojë deri në një muaj dhe për 7-10 ditë për kokainën. Testet që përdoren janë teste të miratuara, teste të shpejta. se ndonjë politikan apo zyrtar i lartë e ka marrë substancën jashtë këtyre afateve në Shqipëri nuk ka laboratorë që e gjurmojnë.

Këto kanë një dritare gjurmshmërie që shkojnë nga 1-3 muaj, më tej kjo nuk gjërmon asgjë. Gjithësesi vlera diaknostike është e padiskutueshme, këto në praktike janë mjete në ndihmë të terapisë framakollogjikë dhe terapive të tjera psiko-sociale. Testet e sofistikuara janë gjithashtu të kushtueshme dhe arrijnë të zbulojnë prani të substancave në retrospektivë dhe përdoren kryesisht për kërkime shkencore dhe qëllime kriminalistike.

Për të gjurmuar në mënyrë retrospektive duhen teste të tjera më të sofistikura që nuk bëhen dot me urinën, por kërkojnë gjurmimin e tyre, në flokët e njeriut, në thonjtë apo në indin yndyror. Në kushtet kur në vendin tonë nuk është i mundur ekzaminimi i përdoruesve të drogës në një periudhë te gjatë perpara mryerjes së testit të drogës mbetet i paqartë dhe i pashpjeguar debati prej më shumë se një viti në radhët e politikës, kur mjafton të ishin pyetur specialistët e fushës për ti kursyer qytetarët nga përplasje politike që janë shkencërisht të pamundura për tu provuar”, shprehej specialisti Sulaj.


Shtuar më 24/01/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori