Alla e quajti videon montazh, ish deputeti i bën "presion" të japë dorëheqjen
Ish deputeti i LSI-së, Perparim Spahiu ka reaguar lidhur me pamjet ku kryebashkiaku Lefter Alla shfaqej hapur teksa merte një dozë kokainë.

Spahiu shprehet se nëse ka socialistë që dorëhiqen, “do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!”

Reagimi i plotë
As Bulqiza, as Burreli, as Shkodra, as Vora por as dhe Tirana nuk kanë zgjedhur kryetarë bashkishë.

Ata janë emërime të modelit Edi Rama.

Unë nuk i kërkoj dorëheqje askujt që adhuron modelin e Tij pasi jam i sigurt që nuk do ta bënte.

Unë i kërkoj dorëheqje atyre socialistëve të ndershëm që drejtojnë sot bashkitë e vëndit pa u zgjedhur.

I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që nuk e shohin vehten si modeli i krimit apo i drogës.

I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që e shohin vehten si model i punëve të mira.

Nëse ata do të dorëhiqeshin, do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!

A ka të tillë mes rilindasish, shumë e vështirë duket.!!!


Shtuar më 23/01/2020, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori