Alizoti: Mu premtuan 100 mije euro për zërin e Agron Xhafajt
Fredi Alizoti ditën e sotme ka deklaruar se i ishin premtuar 100 mijë euro për të bërë zërin e Agron Xhafajt.

"100 mijë euro më janë premtuar mua dhe 100 mijë euro i janë premtuar Albert Veliut. Lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Nëse do të merrja paratë nuk do të bëja kallëzim" eshte shprehur gjatë dëshmisë së tij në gjykatë.

Pjesë nga marrja në pyetje
Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Alizoti: Po por unë nuk i mora lekët. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja.

Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Albert Veliu nuk ka qenë aspak korrekt me mua. Nuk ka patur asnjë plan B, thjesht u josha nga 100 mijë eurot. Faji im që nuk kam bërë asnjë regjistrim për ti patur si provë.

Mua s'më ka interesuar fare Xhafaj, mua më interesonin vetëm lekët. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama, jam me tetë klasë shkollë. Po e kam takuar Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin, te PD, pas regjistrimin. Nuk më kanë dhënë asgjë për lekët.

Shtuar më 23/09/2019, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori