Zjarr në një apartament në Shkodër, asfiskohet qytetari

Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen Parrucë në Shkodër është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Burime bëjnë me dije se një qytetar është asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga flakët që përfshinë apartamentin.Qytetari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekëosre.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për shuarjen e flakëve./albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 08:48