Rrëzohet helikopteri në Kaliforni, humbin jetën tre persona

Një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në Kaliforni, ndërsa flakët kanë shpërthyer në veri të kontesë Riverside, Kaliforninë jugore.

Mediat amerikane raportojnë se nga përplasja humbën jetën tre persona, ndërsa po hetohet raportet se helikopteri është përplasur në ajër me një helikopter Skycrane.

Ngjarja tragjike ndodhi në tokën Apache në zonën e Cabazon, ku janë djegur dhjetëra hektarë bimësi.


Shtuar 7.08.2023 09:10