Sot, 4 vite pa aktorin e madh të humorit shqiptar, Muhamet Liko

Sot bëhen 4 vite pa akotrin e madh të humorit shqiptarë.

Mbante titullin e Mjeshtrit të madh. Muhamet Liko, ishte një ndër humoristët më të talentuar të estradës shqiptare. Për rreth 41 vite, Liko nuk ishte thjesht një figurë e ekranit, por një njeri tepër i dashur për publikun. Duke mos mundur të fitonte betejën për jetën, për shkak të sëmundjes së zemrës që e përndiqte prej kohësh, ai sot nuk gjendet më në skenën e teatrit “Petro Marko”, në Vlorë.

Ishte pikërisht ky vendi ku nisi gjithë karriera e tij. Që prej vitit 1978, me daljen e parë në skenë, Meti, ashtu si e quanin të gjithë, i shtoi skenës një tjetër talent që do të mbahet mend nga shqiptarët ndër vite. Dëshmi televizive na tregojnë se që prej kohës kur ishte fare i ri, parodisti ishte spikatur për talentin e tij. Ai u dallua gjatë olimpiadave amatore të qendrës së punës në qytetin e Vlorës, ku ishte pjesëtar i ndërmarrjes së përpunimit të drurit. Që nga ajo kohë, nisi të rrëmbente një sërë çmimesh. Luajti dhjetra role në estradën e Vlorës. Një prej roleve më të parapëlqyera, për publikun ishte “Agai dhe qypi me mjaltë”, ku siç ndodhte në repertorin e parodistëve, ata shpesh herë ironizonin ngjarjet e përditshme në shoqërinë tonë.

Në një interviste televizive shumë kohë më parë, bashkëshortja e tij u shpreh se Meti ishte një njeri shumi i mire i cili i’a kishte dalë në gjithçka. E vlerësime të shumta bëjnë të kuptosh se mbi të gjitha, ai ia doli të fitojë zemrat e shqiptareve kudo ku ndodhen. Ashtu si e përcaktoi dhe mbesa e tij po në të njëjtën intervistë, se ishte me fat që kishte gjysh Metin, edhe Shqipëria ndër vite ka pasur fatin të ketë pjesë së skenës, një humorist të mirënjohur e të veçantë. Duke promovuar shfaqjen e fundit që parodistët realizuan në teatrin e qytetit të Vlorës “Ka një masazh për ty”, nën petkun e humorit të tij ai është shprehur: “Të isha 20 vjet më i ri do të bëja namin, do t’ju mbysja me parodi”. Dhe është shumë e qartë që përpos viteve, grupi më i vjetër i humorit në vendin tonë sa herë dolën në skenë, na treguan se ishin ata 4 djemtë e rinj të cilët, nuk rreshtën kurrë së dhëni buzëqeshje për qytetarët Shqiptarë.