“Kur doni të hiqni qafe sorrat”, Dj Geek “thumbon” Dafinën

Mesa duket, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek s’kanë mundur dot të jenë shokë edhe pas ndarjes.

Me shkëputjen e tyre romantike, u shkëputën edhe marrëdhëniet e punës. U mësua se Dafina e zëvendësoi Dj Geek me një Dj tjetër, ndërsa ish-i i saj e ka thumbuar.

Të paktën si thumb po interpretohet postimi i fundit i Dj Geek në InstaStory, ku ka shpërndarë fabulën e famshme të sorrës.

“Ndaloni të humbni kohën me sorra! I merrni ato në lartësitë tuaja dhe ato do të zhduken. Kur doni të hiqni “qafe” sorrat, ngrini nivelin e synimeve… Mos harroni, sorra mbetet prapë sorrë!”- shkruhet ndër të tjera.


Shtuar 13.09.2023 19:14