Aleatët e PS: Më shumë angazhim për reformën zgjedhore
Aleatët e Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së sotme kanë kërkuar nga Partia Socialiste që të angazhohet më shumë për cështjen e refomës zgjedhore në vend.

Mësohet se në qendër të bisedimemeve ashtu siç ishte parashikuar ka qenë reforma zgjedhore, ku aleatët i kanë bërë presion kryesocialistit Rama për më tepër angazhim në këtë drejtim si dhe kanë kërkuar një reformë gjithpërfshirëse.

Ndërkohë që takimi i sotëm midis drejtuesvemë të lartë të disa partive në vend, është në vazhdën e takimeve të përjavshme të opozitës së bashkuar. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi aleatët e majtë në këtë takim, i cili u zhvillua në Selinë Rozë.

Në takim kanë qenë të pranishëm, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kryetari i PSV `91 Petro Koçi, Spartak Ngjela, Nard Ndoka./albeu.com/

Shtuar më 08/11/2011, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori