Momentet e pa publikuara më parë nga “Big Brother VIP”, për çfarë u përlot Maestro

Armaldo Kllogjeri është një nga ish-banorët e “Big Brother VIP 2” më të suksesshëm dhe që arriti të fitonte shumë fansa gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Një artist, tepër karizmatik dhe me një humor të veçantë, Maestro bëri shumë zhurmë gjatë edhe pas qëndrimit të tij në BBV.

Ditën e djeshme, ai ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”-i në Top Channel, ku rrëfeu për sfidat në karrierë dhe suksesin e papritur pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E jo vetëm kaq, pasi gjatë intervistës mjaft emocionuese, Armaldos iu bënë edhe disa surpriza, ku një ndër to ishte një video me disa momente nga BB VIP që nuk janë transmetuar më parë.

Në videon në fjalë, Kllogjeri është duke folur për vajzën e tij të parë, Aria.


Shtuar 11.09.2023 10:42