Albin Kurti për Reçakun: Të dënohen ata që urdhëruan masakrën
Familjarë e qytetarë sot po bëjnë homazhe e po nderojnë martirët që ranë 21 vite më parë në Masakrën e Reçakut. Në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut e cila konsiderohet si masakra më e dhimbshme e njerëzimit në historinë e Kosovës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve ku tha se është detyrim i institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër të dënohen.

Ndërsa u shpreh se Masakra e Reçakut ndërgjegjësoi botën demokratike dhe solli ndërhyrjen e NATO-së, Kurti tha se drejtësia e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Lajmi për Masakrën e Reçakut e tronditi dhe tmerroi Kosovën por e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Masakra e Reçakut ishte vendimtare që NATO ta bombardonte Jugosllavinë e Millosheviqit….21 vite më vonë nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjet dhe kjo drejtësi e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj njerëzve tanë, popullit tanë, ndaj shtetit tonë, është obligim i institucioneve vendore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që të sjellim drejtësi, të shtojmë trysni mbi Serbinë ashtu që të gjithë kriminelët që ekzekutuan dhe ata që urdhëruan masakrën e Reçakut të nxirren para proceseve gjyqësore dhe të dënohen”, tha Kurti.
Shtuar më 15/01/2020, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori