Të nderuar vizitorë, në natën e gëzimit të Vitit të Ri, kur të gjithë gjendemi në frymën e festës, Portali Albeu.com ju shpreh urimet më të përzemërta me dëshirat më të mira për lumturinë Tuaj dhe të Familjeve Tuaja.
Viti në të cilin jemi futur, shpresojmë të jetë një vit i progresit më të madh të shteteve tona, një vit më i dobishëm për kombin tonë, dhe një vit me një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe rritje të mirëqenies për të gjithë.
Mbi të gjitha urojmë që në shtëpitë dhe familjet tuaja të mos mungojë shëndeti dhe lumturia, pa të cilët jeta do të ishte shumë e vështirë.
Viti që kaluam ishte viti i risive në Portalin Albeu.
Kompionatin Europian në futboll e mbuluam më së mirë me
faqen e
dedikuar të
EURO 2012, lançuam
faqen dedikuar Motit,
faqen dedikuar Formula 1 si dhe
Kuizin që ishte gjëja më unike në portalet shqiptare për këtë vit.
Dhe, këtë vit Albeu do të jetë më i plotë, më argëtues, dhe më i veçantë se kurrë më parë. Risia e parë fillon brenda muajit janar, ndërsa përmbajtja e kësaj risie më mirë të mbetet enigmë për momentin.
Gëzuar edhe njëherë vitin e ri 2013!
Stafi i Portalit Albeu.com
Shtuar më 01/01/2013,
ora 16:00