Aksident i rëndë në aksin Thumanë – Laç, një grua në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Laç-Thumanë pranë Fushë Mamurrasit. Për pasojë mësohet se e lënduar rëndë ka mbetur një grua, 50 vjeç.

Paraprakisht mësohet një fuoristradë është përplasur me një autoveturë. 50-vjeçarja po dërgohet me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.


Shtuar 15.10.2022 17:04