Masa ekstreme sigurie ndaj Grupit të Kumanovës (VIDEO)
https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/385242845432171/
Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, paraqesin rrezik të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Kjo mund të shihet edhe në pamjet e Klan Maqedoni, të cilët kanë siguruar se si bëhet transferimi i tyre në burgun e Idrizovës,

Ministria e Punëve të Brendshme nën masa të rrepta të sigurisë, duke përfshirë disa njësite speciale, helikopterë dhe policë në uniformë, bën transferimin e tyre në burgun e Idrizovës.

Sipas Klan Maqedoni, aksioni për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në burg është mbajtur në fshehtësi dhe është përgatitur nga një grup më i vogël i njerëzve.



Shtuar më 12/06/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori