Alarm në Venecia, përmbytja më e madhe në 50 vitet e fundit (FOTO LAJM)
Venecia po përballet me përmbytjen më të rrezikshme në 50 vitet e fundit. Kryetari i bashkisë fajësoi ndryshimin e klimës, duke i kërkuar qeverisë ndihmë, pasi kostoja e rimëkëmbjes së qytetit është e lartë.

Zyrtarët thanë se batica arriti deri në 187 cm gjatë pasdites së të martës, pak më pak se ajo e vitit 1966 (194 cm).

Shumë nga sheshet historike të qytetit kanë përfunduar nën ujë, ndërkohë që kafene, dyqane dhe biznese të shumta janë përmbytur. Shkollat dhe çerdhët u mbyllën si masë paraprake.

Niveli i ujit në sheshin Shën Marku arriti më shumë se 1 metër, duke dëmtuar edhe kishën historike, e cila është përmbytur gjashtë herë që prej vitit 1200.

Kryetari i bashkisë Luigi Brugnaro fajësoi ndryshimin e klimës, duke thënë: “Situata është dramatike. Ne i kërkojmë qeverisë ndihmë. Kostoja do të jetë e lartë. Është rezultat i ndryshimit të klimës. Një nivel uji 187 cm është një plagë e pashërueshme.”

Shtuar më 13/11/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori