Akuzohet se mbyti nënën, Gjykata e Korçës merr vendimin për 54-vjeçarin
Gjykata e Korçës ka vendosur të japë masën e sigurisë "arrest me burg" për 54-vjeçarin Nesim Demollarin, i cili akuzohet se vrau nënë e tij.

Edhe pse mbi të rëndon akuaza e fortë, Demollari nuk ka pranuar ta ketë bërë ai krimin.

Sipas 54-vjeçarit, ai e kishte gjetur nënë e tij pa shenja jete në korridorin e shtëpisë.

Gjithashtu ka treguar se është kujdesur për të pasi ajo vuante nga skleroza.

“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni jo Nesim. Dilte nga shtëpia vete, ishte me skleroze,binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë.

E çova në dhomë. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë,vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllane në tel.Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj,se nuk kam të ardhura.”,- mësohet të ketë dëshmuar ai, para palës gjykuese.

Nga ana tjetër në Gjykatë kanë dëshmuar fqinjët e viktimës të cilët janë shprehur se Nesim Demollari e ka goditur nënën e tij për vdekje. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori